Gëzim Ademaj, deputeti i ri i PD-së në Kuvend/ KQZ i jep mandatin pas dorëheqjes së Fatjon Veizajt

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot seancë publike, ku u shqyrtuan disa çështje në rendin e ditës.

Fillimisht, në rendin e ditës, ishte shqyrtimi i projektvendimit për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”.

Celibashi vendosi dhënien e mandatit, kandidatit të listës shumë-emërore të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshime”, qarku Vlorë, Gezim Nuri Ademaj”.

Gëzim Ademaj mori mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputetit të PD-së Fation Veizaj, në qarkun e Vlorës.

Më herët Ademaj ka thënë se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Ai është kandidat i PDIU nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës, sipas koalicionit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.