Nesër nis "revolucioni demokratik" Baçi: Protesta i tregon Ramës se ka kaluar në minorancë
Debutet i PD-së, Luan Baçi në një intervistë për RTV Ora foli lidhur me protestën që do të organizohet ditën e nesërme nga opozita.
Baçi thotë se "Është një protestë që i tregon Ramës se ka kaluar në minorancë, janë protesta që tregojnë fuqinë e popullit shqiptar".
Luan Baçi: Kjo protestë nuk është vetëm e opozitës por e të gjthë shqiptarëve. Ne nuk duhet të harrojmë çmimet e larta të ushqimeve, karburanitti, pagat e ulëta, inflacionin në majë, vjedhjet që ka bërë kjo qeveri. Është një protestë që i tregon Ramës se ka kaluar në minorancë, janë protesta që tregojnë fuqinë e popullit shqiptar. Edi Rama si një i korruptuar nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia shqiptare ka korruptuar nga xhepat e shqiptarëve. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edi Rama gjatë gjithë pushtetit të tij synim ka pasur eleminimin e opozitës.
Çfarë do të kërkoni nga protesta?
Luan Baçi: Lagimin e Ramës. Rama duhet të largohet dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Rama do të largohet me votë, protestat janë ato që e detyrojnë kryeministrin ti nënshtrohet kërkesave qytetare, duhet të kuprojë që tashmë është i padëshirueshëm jo vetëm për opozitën por dhe të socialistëve të ndershëm. Në Shqipëri nuk ekzistojnë më institucione të pavarura, kemi polici partiake, ministrat janë ministra anonim, vuri një president kukull, të gjitha institucionet janë në dorë të ramës. Shqiptarët nuk duhet ta lënë më që Rama të instalojë diktaturën. Nëse do të mirën e qytetarëve shqiptarë menjëherë ai duhet të largohet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
