Dilema e të rinjve për të zgjedhur profesionin e së ardhmes

Irena Resuli, eksperte karriere  në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli lidhur me dilemat që kanë të rinjtë  në zgjedhjen e profesionit të së ardhmes si dhe dha disa sugjerime se si ata duhet të veprojnë.

Ajo mëshon në faktin se "Të rinjtë duhet të regjistrohen në programe studimi që kanë dëshirë".

Irena Resuli: Të rinjtë duhet të regjistrohen në programe studimi që kanë dëshirë. Ka dhe maturant që mund të zgjedhin dhe mjekësi dhe arkitekturë dhe inxhinjeri, këtu shihen mangësitë e gjimnazit. Duhet që gjimnazistët të përfshihen në projekte dhe të shikojnë ku mund të jetë e ardhmja e tyre nesër pasnesër. Sugjeroj që më mirë të zgjedhin gjënë që ju pëlqen.

A dinë të rinjtë sot të krkojnë informacionin e duhur?

Irena Resuli: Do të doja ta shihja pozitivisht. Informacioni që kanë pasur ka qenë i vakët. Tani është rritur ndërgjegjësimi, kërkojnë informacion që në fazat e para. Duhet të shohin dhe universitetet që i orjentojnë studentët drejt projekteve, intershipeve pasi pastaj do ta kenë më të lehtë të integrohen në tregun e punës. Universitetet kanë rol të rëndësishëm në orjentimin në tregun e punës. Ka kategori studentësh që e kanë të vendosur se ku do të shkojnë. Këshillimi i karrjerës vlen më shumë për ata të cilët nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të ndjekin.

"Të rinjtë duhet të kërkojnë projekte ku të përfshihen dhe le ta fillojnë dhe më një rrogë mesatare dhe pastaj të kërkojnë të kenë rritje në karrierë. Do të sugjeroja të ishim sa më pranë tregut të punës dhe të kërkojnë mundësi të reja sa herë që t'ju jepen.", tha ajo