Mbreti me çorape të grisura/ Charles III dhe bashkëshortja vizitojnë xhaminë historike të Londrës
Mbreti Charles III njihet si monark kursimtar dhe se ka shmangur prej kohësh trendet e modës. Por ndërsa ai është i vendosur të shihet si një mbret i kursyer, ndihmësit e tij mund të këshillohen se Madhëria e Tij, ka nevojë për një palë çorape të reja.
Gjatë një vizite në një xhami historike në Brick Lane, në lindje të Londrës, pamjet treguan se çorapet e mbretit kishin një vrimë. Ajo ishte e dukshme në këmbën e tij të djathtë teksa hoqi këpucët për t'iu përmbajtur zakonit.
Mbreti dhe Mbretëresha më pas u përshëndetën nga turma të mëdha teksa zbrisnin në Brick Lane, fytyra simbolike e komunitetit Bangladesh të Londrës. Më shumë se një mijë dashamirës u rreshtuan në rrugë ndërsa çifti mbretëror ndoqi një grup kërcimtarësh që shpërndanin petale lulesh në rrugën e tyre.
Ndërkohë në pritje të ceremonisë së kurorëzimit që do të mbahet në muajin maj, po vijojnë përgatitjet për koncertin që do të pasojë ngjarjen e madhe në datën 7. BBC ka premtuar se formacioni do të ketë "ikona muzikore dhe yje bashkëkohorë" ndërsa 10,000 bileta do të shpërndahen falas në Britani, nëpërmjet një votimi në internet.
"Koncerti i kurorëzimit në BBC do të bashkojë kombin për të shënuar këtë rast të rëndësishëm dhe ne jemi të emocionuar që do t'i ofrojmë publikut mundësinë për të qenë pjesë e ngjarjes në Kështjellën Windsor përmes një organizate kombëtare, fletën e votimit, si dhe mbulim ekskluziv në TV dhe radio”, tha Shefja e programacionit, Charlotte Moore.
Të tjera bileta do të vihen në dispozicion për një sërë organizatash bamirëse dhe ngjarja do të transmetohet në TV BBC, radio dhe në internet.


