"Media më ndihmoi që unë të gjeja veten" Suela Demiri në gazetari dhe përtej

Gazetarja Suela Demiri  në një intervistë në emisionin"Jeto me Orën" në RTV Ora foli për fëmijërinë e saj, pasionin për gazetarinë dhe mësyrës se si ja ka dalë mbanë.

Suela tregon se ka një familje që e ka mbështetur gjithmonë.

Suela Demiri: Dilnim që në mëngjës, poshtë pallatit 2, 3 shoqe takoheshim poshtë pallatit dhe shkonim në shkollë. Shkonim te shtëpia e pionjerit, në radio. Kishim më tëpër kohë me shok sesa me prindër. Studemet i vazhdova për gjuhën angleze në Korçë. Vazhdova punën në radio që më pas u bë televizion. Isha maturante nga njëra anë me provime nga ana tjetër me televizion. Gjithçka kaloi shumë lehtë. Nuk më ka munguar asnjëherë dashuria, kam pasur një familje të dashur dhe që më ka mbështetur shumë.

Sa i përket punës në media ajo shprehet se "Nuk është se ka qenë e lehtë por duke qenë se më pëlqen puna nuk më është dukur se kam bërë ndonjë sakrificë".

Suela Demiri: Media më ndihmoi që unë të gjeja veten. Nuk është se ka qenë e lehtë por duke qenë se më pëlqen puna nuk më është dukur se kam bërë ndonjë sakrificë. Po asgjë nuk bëhet lehtë pa punuar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.