Sot në skenën e Ariston dy shqiptarë! Surprizat e një nate më parë

Edicioni i 73 i Sanremo 2023 ka kapërcyer pritshmëritë duke shënuar dhe një rekord historik të ndjekjes së tij në çerek shekullin e fundit.

Mbi 9 milionë telespektatorë që e kanë ndjekur çdo mbrëmje kanë regjistruar një numër të lartë e që nuk shihej prej vitit 1995 kur prezatues i tij qe i madhi Pipa Baudo.

Edhe nata e tretë është ndjekur nga 9 milionë e 240 mijë telespektatorë e shprehje se mes lajmeve tragjike të tërmetit në Turqi e Siri, luftës në Ukrainë e debateve të forta politike, publiku italian ka dëshirë të lehtësojë mendimet e të argëtohet.

Prezantuesi Amadeus është në vitin e katërt të drejtimit të këtij eventi të rëndësishëm të muzikës italiane e çdo vit është një konfirmim për Radio Televizionin Publik Italian, organizuesi i Festialit të Sanremos.

Nata e tretë e këtij eventi solli në Teatrin Ariston, si bashkëprezantuese me Amadeus e Gianni Morandin volejbollisten e kombëtares italiane Paolo Egonu, e lindur dhe e rritur në Itali por me origjinë nigeriame, monologu i saj mbi racizmin e bukurinë e diversitetit që bën unik cdokënd, qe një nga momentet më emocionues të kësaj mbrëmje.

Grupi rock "Maneskin" qenë të ftuarit special të kësaj nate që ndezën publikun në sallë me një medley të këngëve të tyre më të mira.

Më 2020 ku grup u  shpall fitues i Sanremos e sivjet është hera e tretë që performojnë në Ariston.

Nata e tretë qe dhe e gjata e këtij Festiali, pasi performuan të gjithë këngëtarët, 22 big e 6 këngëtarë të rinj.

Klasifikimi i kësaj mbrëmje u bazua në votën e publikut i cili konfirmoi për të tretën natë, në vend të parë, këngëtarin Marco Mengoni me këngën e tij "Dy jetë".

Ultimo me këngën e tij "Alba" u rendit i dyti.

Sot nata e katërt pritet të sjellë surpriza të mëdha pasi është nata e këngëve Cover e ku 28 këngëtarit do të sjellin në skenë duhet me këngëtarë të njohur e hite të muzikës italiane.

Kjo natë do të ketë dhe një surprizë shqiptare pasi këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oxa do të përformoj në shoqërinë e DJ shqiptar Iljard Shaba, këngën e saj të hershme "Un'emozione da poco".

Bashkëprezantuese e natës së katërt të Sanremo 2023 do të jetë aktorja Chiara Francini.

Të shtunën 11 shkurt edicioni i 73 i Festivalit të Muzikës Italiane do të ulë siparin me zgjedhjen e tre çmimeve fituese e çmimin e kritikës.