Vjosa Osmani vijon vizitën në Malin e Zi, takime në komunën e Tuzit dhe të Ulqinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, sot do të vizitojë komunën e Tuzit dhe të Ulqinit, ku do të pritet nga autoritet komunale atje.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, më 7 dhe 8 shkurt po zhvillon vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ajo dje është pritur me nderime të larta shtetërore, njofton RTK.

Osmani takohet me Abazoviçin, bien dakort për bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është takuar sot edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç,

Osmani, në një postim në "Facebook", ka pohuar se me kryeministrin Abazoviç kanë biseduar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit në mes dy shteteve.

“Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Presaidentja ka thënë se dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë.

“Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet”, ka shkruar Osmani.

 

 

© SYRI.net