Turqia e gjunjëzuar nga tërmeti, Mitsotakis telefonon Erdogan: Të gatshëm në çdo moment për t’ju ndihmuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 18:39
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar sot pasdite presidentit turk Tagip Erdogan.
Mitsotakis ka shprehur sërish ngushëllimet e thella për viktimat dhe solidarizimin me popullin e prekur ndërsa ka shprehur gatishmërinë e Greqisë në çdo moment për ndihmë të menjëhershme, përveç ekipit që është nisur sot në mesditë, duke lënë të hapur një tjetër mision shpëtimtar për përballimin e pasojave të tërmeteve të fuqishme.
Nga ana e tij presidenti turk Erdogan e ka falënderuar kryeministrin grek për reagimin dhe ndihmën e menjëhershme

