Dasma më e përfolur në Shqipëri rikthehet në TEG, aplikoni për tu bërë pjesë e eventit

Pas dy viteve mungesë, TEG dhe Ami Event risjellin eventin më të përfolur dhe emocionues në muajin e dashurisë, Dasma e Vitit. Koncepti i ketij eventi të përmasave të mëdha që celebron dhjetëra çifte në një Qendër Tregtare në sytë e një publiku të gjerë është ideuar dhe realizuar për herë të parë në Shqipëri nga TEG dhe Ami Event. Ndërkohë të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mjaftojnë të aplikojnë në faqen zyrtare të webit teg.al.

Eventi më i përfolur dhe emocionues në muajin e dashurisë, Dasma e Vitit vjen sërish në  TEG në bashkëpunimim me Ami Event.

Ky aktivitet i veçantë bën bashkë dhjetëra çifte të cilët dëshirojnë  të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore si në përralla.

Për t'u bërë pjesë e Dasmës se Vitit në TEG, mjafton të aplikoni në faqen zyrtare të webit teg.al, ku kriteri vetëm i përzgjedhjes është historia juaj e dashurisë.

Aplikimet jane akoma të hapura dhe mund të jeni ju një nga çiftet fatlume që do martohet këtë vit në TEG.

Çiftet përfitojnë falas dekorin special të krijuar vetëm për këte event, fustanet e nuseve, make up-i profesional, shërbimet fotografike.

Ceremonia do të celebrohet nga një personazh VIP sikurse në vitet më parë.

Koncepti i këtij eventi të përmasave të mëdha që celebron dhjetëra çifte në një Qendër Tregtare në sytë e një publiku të gjerë, është një traditë disa vjeçare që është ideuar dhe realizuar për herë të parë në Shqipëri nga TEG në bashkëpunim me Ami Event.