Fitoi Festivalin e Fundvitit, Albina Kelmendi mund të mos marrë pjesë në Eurovision, në vend të saj përflitet Elsa Lila

Albina Kelmendi ishte këngëtarja që fitoi Festivalin e fundvitit e që si rregull do të duhet të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.

Megjithatë thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë e në vend të saj do të jetë një artiste tjetër, këngëtarja Elsa Lila.

Një gjë të tillë e deklaroi dhe gazetari Klevis Mehaj i ftuar ne "Ditë e Re" tek RTV Ora tha se një gjë e tillë është përfolur por ende nuk është konfirmuar.

"Disa zëra thonë se nuk do të bëhet prezantimi në Eurovision i Albinës. Zëra janë këto, në bazë të burimeve që kam patur. Albina fitoi festivalin por mendohet të jetë një artiste tjetër që do të na përfaqësoi në Eurovision, paçka se lista ka dalë tanimë e që do të jetë ajo. Deri më tani me kolegët që kam biseduar mund të ejktë një artist tjetër që në momentin e fundit mund të bëjë prezantimin e Shqipërisë në Eurovision. Albina patjetër që do ta përfaqësojë Shqipërinë. Mendohet të jetë Elsa Lila që mund ta bëjë prezantimin," tha ai.