Të jetosh mes Meksikës dhe Shqipërisë, njihuni me Anahin që sakrifikoi për dashurinë

Anahi, një vajzë nga Meksika, e cila u dashurua me një djalë shqiptar dhe vendosën të jetojnë së bashku rrëfeu në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora jetën e saj tashmë mes Tiranës dhe Meksikës.

Sot ata kanë një djalë së bashku dhe na rrëfen vështirësitë dhe sakrificat për t’u përshtatur me vendin tonë.

“Meksika është shumë larg për të vajtur shpesh. Por edhe familja ime ka ardhur këtu disa herë, por është e vështirë”, tha ajo.

Ndër të tjera, Anahi kishte dhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë:

“Mos u largoni nga vendi juaj, të qëndrojmë së bashku për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Anahi.