SHBA bën thirrje për anulimin e vendimit për lirimin e personit të shpallur fajtor për vrasjen e diplomatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2023, 20:52
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje qeverisë sudaneze të enjten që të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të anuluar vendimin e kësaj jave për lirimin e një sudanezi që përballet me dënimin me vdekje në lidhje me vrasjen e një diplomati amerikan në vitin 2008.
Abdelraouf Abuzeid u shpall fajtor, së bashku me të tjerë, për vrasjen e amerikanit John Granville dhe një kolegu sudanez, të cilët të dy punonin për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe u vranë nga persona të armatosur në Khartoum.
"Ne i bëjmë thirrje qeverisë sudaneze që të ushtrojë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të anuluar këtë vendim dhe për të riarrestuar Abuzeid," u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
