Prej tre vitesh punonte si picier në një restorant në Francë, arrestohet anëtari i "Ndranghetas"

Edgardo Greco, një anëtar i 'Ndranghetas' në arrati që nga viti 2006 për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Cozenza në vitin 1991, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm, u arrestua nga karabinierët në Sant'Etienne të Francës.

Për të paktën tre vjet ai kishte qenë prodhues picash në një restorant në qytetin transalpin, ku ishte vendosur që nga viti 2014.

Ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti evropian i lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Catanzaro.

Greco u identifikua dhe u arrestua nga ushtarët e Departamentit të Operacioneve të Kozencës si pjesë e një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut Catanzaro.

Vrasja e dyfishtë për të cilën Greco ishte në kërkim është ajo e vëllezërve Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo, të vrarë në Kozencë më 5 janar 1991.

Vëllezërit Bartolomeo u masakruan duke u goditur me tub hekuri brenda një tregu peshku.

Trupat e tyre, të zhdukur në atë kohë, nuk janë gjetur kurrë.

Greco akuzohet gjithashtu për tentativën e vrasjes së Emiliano Mosciaros, e cila gjithashtu ndodhi në Cozenza më 21 korrik 1991.

Si vrasja e dyfishtë, ashtu edhe tentativa për vrasje të akuzuar ndaj Grekos, janë pjesë e "luftës mafioze" që shpërtheu në fillim të viteve 1990 në Kozencë midis bandave "Pino-Sena" dhe "Perna-Pranno".

Prej tre vitesh punonte si picier në një restorant në