E reja vizaton portretin e përdhunuesit të saj, e poston në rrjetet sociale që ta njohin vajzat e tjera
Në Milano, një 21-vjeçar u njoh si përdhunues serial falë një portreti të vizatuar nga një prej viktimave të tij.
Një studente 29-vjeçare bullgare tha se u përdhunua më 13 korrik 2022 në zonën e Porta Romana nga një i ri, i cili në një skuter elektrik iu vu nga pas.
Pas episodit, gruaja bëri dhe publikoi një vizatim të fytyrës së torturuesit të saj në rrjetet sociale, siç e mbante mend. Imazhi ka çuar edhe në njohjen e përdhunuesit nga një vajzë tjetër.
21-vjeçari, banues në Alessandria, por me një gjyshe në Milano, u gjet përgjegjës për pesë sulme seksuale të kryera me të njëjtën metodë. Duke lëvizur me një skuter, i riu identifikonte viktimat e tij dhe priste momentin e duhur për të goditur.
Më pas përdhunuesi u arrestua në gusht për dhunime të tjera, të kryera gjithmonë në zonat qendrore të qytetit.
Ndërkohë, një tjetër viktimë e tij ka parë portretin e postuar nga studentja bullgare dhe e ka njohur atë si përdhunuesin e saj.
Një gjyq e sheh të riun e akuzuar për katër aktet e dhunës midis majit dhe qershorit. Për përdhunimin e studentes bullgar, megjithatë, ai do të përballet me seancën paraprake në prill.
