Projektligji: Të burgosurve do t'u kërkohet të shkëmbejnë organet për uljen e kohës së dënimit
Një projekt-ligj i ri është propozuar nga demokratët e Masaçusets që do t'u ofronte të burgosurve ulje dënimesh nëse dhurojnë organet e tyre ose palcën e eshtrave.
Projektligji i propozuar është udhëhequr nga përfaqësuesit e shtetit Carlos Gonzalez dhe Judith Garcia, dhe nëse miratohet, shteti amerikan do të nisë "Programin e palcës së eshtrave dhe dhurimit të organeve".
Programi brenda Departamentit të Korrigjimit të shtetit do to të shohë të burgosurit të ulin dënimin e tyre diku nga 60 ditë deri në një vit.
Legjislacioni ka tërhequr pesë mbështetës në shtëpinë e shtetit, por shumë shqetësime etike janë ngritur për më shumë se 6,000 burra dhe gra të burgosur aktualisht në burgjet e Bay State.
Matthew Cunnigham-Cook, i gazetës investigative The Lever, e shprehu shumë qartë, duke thënë: "Në thelb, projektligji do të pyesë të burgosurit se çfarë është më e rëndësishme për ta: liria e tyre, apo organet dhe palca e eshtrave".
Ka pasur politika të tjera që kanë përfshirë organe, por nuk kanë shkuar deri në këtë propozozim.
Byroja Federale e Burgjeve thotë se të burgosurit mund të dhurojnë organet e tyre ndërsa janë në burg, por kjo vetëm për anëtarët e afërt të familjes.
Nëse legjislacioni do të kalojë, atëherë do të formohet një 'Komitet i palcës së eshtrave dhe dhurimit të organeve' prej pesë anëtarësh.
