BE-ja zotohet të dyfishojë programin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Duke folur në fillim të një udhëtimi dy-ditor në Kiev, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përsëriti se BE-ja synon të ketë një paketë të dhjetë sanksionesh kundër Rusisë deri më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit të urdhëruar nga Vladimir Putin.

“Ne po e bëjmë Putinin të paguajë për luftën e tij mizore”, u tha ajo gazetarëve, në një vizitë të shoqëruar nga 15 komisionerë të BE-së, hera e parë që kaq shumë zyrtarë të BE-së kanë vizituar një zonë lufte.

Sot Rusia po paguan një çmim të rëndë pasi sanksionet tona po gërryejnë ekonominë e saj, duke e kthyer atë pas një brezi.
Me një premtim për të "vazhduar të rrisë presionin", Von der Leyen përsëriti gjithashtu se BE do të kufizojë çmimin e produkteve të naftës ruse, si pjesë e një plani më të gjerë të G7 për të kufizuar të ardhurat nga nafta në dispozicion të makinës luftarake të Kremlinit. G7 dhe BE kanë rënë dakord tashmë për një kufi të çmimit të naftës së papërpunuar që hyri në fuqi dhjetorin e kaluar dhe sipas Von der Leyen, i kushton Rusisë 160 milion € (142 milion £) në ditë.

27 vendet anëtare të BE-së ende nuk kanë rënë dakord për kufirin më të fundit të çmimit të naftës. Diskutimet vazhdojnë mbi një propozim për të vendosur kufirin në 100 dollarë për fuçi për produktet e naftës premium dhe 45 dollarë për fuçi për ato me zbritje. Një burim diplomatik tha se ata ishin të sigurt për një marrëveshje deri më 5 shkurt, afati i rënë dakord.

Von der Leyen dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mbërritën në Kiev nën masa të rrepta sigurie të enjten për të takuar qeverinë e Ukrainës, me 14 komisionerë të tjerë të BE-së.

Vizita shumë simbolike kishte për qëllim jo vetëm si një shfaqje mbështetjeje, por edhe si inkurajim pasi Ukraina kërkon t'i bashkohet BE-së me shpejtësi të paprecedentë. Qeveria e Ukrainës ka shprehur shpresën për t'u bashkuar me BE brenda dy viteve, por shumica e vendeve anëtare mendojnë se procesi do të zgjasë shumë vite, nëse jo dekada.

Von der Leyen do të qëndrojë në Kiev të premten për një samit BE-Ukrainë, i pari që nga pushtimi rus.

Mes një stuhie njoftimesh, Von der Leyen tha se BE do të furnizojë Ukrainën me 35 milion llamba LED, 2,400 gjeneratorë mbi 3,000 të dorëzuar tashmë dhe premtoi financim për panelet diellore për të furnizuar ndërtesat publike të vendit. Sipas zyrtarëve të Brukselit, institucionet e BE-së dhe 27 shtetet e saj anëtare i kanë dhënë Ukrainës mbështetje me vlerë 50 miliardë euro, plus 10 miliardë euro për 8 milionë refugjatë që kanë ikur në Evropë./ The Guardian/