Protesta e 11 shkurtit, Berisha ftesë socialistëve dhe mesazh demokratëve: Ora më e rëndësishme e misionit tonë

"Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij, ora më e rëndësishme në misionin tonë".

Ky ishte apeli që Sali Berisha u drejtoi mbështetësve të tij për protestën e 11 shkurtit në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së.

Berisha: Me 11 shkurt do të jetë protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria por nuk do të jetë vetëm. Protesta dhe revolta të tjera do të ketë para dhe pas saj. Ne jemi të gjithë në një betejë për fitoren, në një betejë për të vendosur pluralizmin, dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, jemi në një betejë të cilën populli opozitar do ta fitojë.

Ftesa për tu bashkuar kundër Edi Ramës ju drejtua dhe socialistëve.

Berisha: Qytetarët jo partiakë por edhe socialistë, kushdo që dëshiron të bashkohet me ne. Edi Rama është një e keqe për këtë vend. Asnjë shqiptar nuk mund dhe nuk duhet të pranojë një kryeministër si ky që është në vendet e lira njeriu më i turpshëm. Me Duçkën dhe Agron Nezën rekrutojnë me korrupsion njeriun ndoshta ndër më të çmuarit në fushën e sigurisë. Fjalën e ka PD, opozita shqiptare. Fitorja është e jona.