Bardhi: Rama fshihet pas fustanit të Elisës. Spiropali: Pse keni frikë nga gratë?!
Pas rinisjes së seancës së parlamentit, deputeti i PD-së Gazmend Bardhi ka deklaruar se Rama ka sjellë Spiropalin në vend të tij pasi ka frikë nga veprimet e tij dhe kërkon të fshihet pas fustanit të saj.
Gazmend Bardhi: Nuk kam kërkuar me Spiropalin, por me Ramën. Nuk është kapur Spiropali duke korruptuar një zyrtarë të lartë, por Rama. Nuk po bëj interpelancë për një çështje të Këshillit të Ministrave, por veprimtari private të kryeministrit. Problemi është se Edi Rama ka frikë. Rama tenton të keq përdorë një zonë që në rastin konkret është ministre dhe të fshihet pas fustanit të saj.
Të vijë këtu të japë shpjegime, të sqarojë opinionin publik se ku i ka gjetur paratë të korruptojë zyrtarin e FBI. Më gjeni ku e thotë rregullorja që kryeministri që thirret në interpelancë mund ta rekomandojë tek dikush tjetër. Unë kërkoj shpjegime për veprimtarinë e kryeministrit. E përsëris, bëhuni serioze, ushtroni autoritetin, ju jeni si garante e Kushtetutës dhe rregullores.
Pas tij Spiropali reagoi duke e pyetur Bardhi se pse ka frikë nga gratë.
Elisa Spiropali: Qetësohuni more, kam gjithë durimin që t’ju dëgjoj.
Pse keni frikë nga gratë. Nuk ka rëndësi a vishemi me fustan apo pantallona. E rëndësishme është të flasim të vërtetën.
Po ju pyes: I doni apo jo përgjigjet? Zoti Bardhi këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, nuk e pres këtë nga ju. Nuk mund të vini këtu të hidhni akuza që nuk ekzistojnë në asnjë dosje, por si duket me ata që rri ashtu bëhesh. 26 shpirtra e prisnin Berisha junior në derën e SPAK ndaj u bllokua kjo foltore. përgjigjen e keni marrë dhe do ta merrni.
