Opozita e kërkoi për debat, Rama "çon" Spiropalin, Bardhi: Nuk mund të fshihet pas Elisës, Nezës e McGonigal
Opozita kishte kërkuar që në seancën e sotme të zhvillohej një debat me kryemistrin Rama mbi cështjen McGonigal.
Por kryeministri nuk u paraqit në seancë duke ia dhënë të drejtën e përfaqësimit Elisa Spiropalit.
Një vendim i tillë shkaktoi reagim të ashpër tek deputetët e opozitës.
Gazmend Bardhi: E kam thirrur si kryeministër i Shqipërisë. Nuk mund të fshihet pas Elisës, as pas Agron Nezës e as pas McGonigal.
Kryeministri do të duhet të vijë këtu se si me veprime kriminale mafioze ka përdorur një zyrtarë të lartë të FBI-së për ta përdorur si vegël në duart e tij të pista.
Në bazë të rregullores pezullo senacën plenare, ushtro autoritetin tënd si kryetare kuvendi.
Ndërkohë pas tij reagoi dhe Spiropali duke i thënë të ketë durim për sqarimet që kërkuan pasi kanë dy javë që i gërricin nervat shqiptarëve.
Elisa Spiropali: Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur.

