Blushi: Shalsi luan shah! Baftjari voton me të dyja duart edhe për kolegen që s'është, PS në degradim total

Në një kohë kur çdokush priste të paktën një shpjegim nga kryeministri Edi ram dhe një reflektim për situatën që ka shkaktuar shpërthimi i skandalit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë Charles McGonigal që ëhstë dhe mik i Ramës dhe i mikpritur nga i gjithë kabineti i qeverisë shqiptare dhe jo vetëm, socialistët nulk e kursyen as në seancën e sotme shpërfaqjen e arrogancës së pushtetit

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi u shfaq në Kuvend duke luajtur shah në një kohë kur foltorja ishte pushtuar nga kolegët e tij të opozitës.

Ndërsa deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, duket se ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij.

Siç shihet në këto pamje, në momentin kur është hapur votimi, ai ka votuar elektronikisht edhe për emrin e tij, edhe për atë të koleges Tatiana Piro. Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë.

Dhe lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, tedi Blushi, i cili thotë se ngjarje të tilla janë dëshmi e degradimit të parlamentarizmit.

“Degradimi i parlamentarizmit!

Shalsi luan shah! Baftjari voton me të dyja duart!

Mjaftojnë këto foto për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi i Shqipërisë dhe se cilët janë deputetët e "Rilindjes". Turp e faqja e zezë!”, thotë Tedi Blushi.