"Nëse Rama s’vjen në Parlament, s'do ketë normalitet"/ Edhe Balla e ka një përgjigje për të mbrojtur kryetarin e tij: "Fajin e ka opozita!"
Me debate ka nisur dhe është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kërkojnë që të futet në rend dite mocion me debat dhe kohë të palimituar për çështjen “McGonigal” dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë, duke kërkuar që ky i fundit të jetë prezent në sallë.
E ashpër ka qenë deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një tradhtar që ka cënuar sigurinë e vendit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë një seancë normale nëse kryeministrit nuk paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari.
“Është një aferë që nuk flet vetëm Shqipëria por e gjithë bota. në vendet e të gjithë botës ka tradhtar. Por në Shqipëri ka një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtar. Një tradhtar i cili na ka vënën në rrezik stabilitetin tonë dhe një tradhtar që korruptoi dhe dha paratë që vjedh nga shqiptarët për të goditur opozitën e këtij vendi, për të bërë biznes me rusët. Ky e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegimet. Cila është kjo flamë që e bën të pi kafe në zyrë dhe nuk vjen të japë llogari në Parlament. Emrin e Shqipërisë e ka baltosur në mënyrën më të turpshme. Tradhtarin e korruptuar na e sillni këtu . Le të vijë Edi Rama këtu sepse ndryshe seancë normale nuk mund të ketë”, tha Zhupa.
Nga maxhoranca, është përgjigjur kreu i Grupit Parlament, Taulant Balla.
“Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur ti bësh ti ditët duhet të kalojë shumë. Keni një problem mes vetit, se po të ishit serioze dhe të donit mocion debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim konferencën e kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.

