"McGonigal" Alibeaj: Sot vendi s'ka kryeministër, heshtja e inkriminon Ramën
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj deklaroi sot jashtë selisë së Kuvendit se kryeministri Rama duhet të japë llogari pasi sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane ai është përfshirë në një vorbull korruptive.
"Bazuar në dokumentat e drejtësisë amerikane ka një pretendim se kryeministri i Shqipërisë të jetë përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë. Ajo që kemi kërkuar është se kryeministri ka një detyrim, juridik, ligjor ti përgjigjet kërkesës për interpelancë.
Faktet që kanë dalë nga dokumentat e drejtësisë amerikane i referohen qartësisht atij. Të dhënat kanë dalë nga zyra e kryeministrit, e kryeminuisër është ai fatkeqësisht.
Në këto kushte kur është në lojë imazhi i shteti shqiptar, anëtar i NATO, më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në parlament dhe për të dhënë sqarime. Të sqarojë a ka gisht në dhënien e 220 mln eurove McGonigal. A është ai që ka dhënë informacione për të stisur një sulm ndaj opozitës. A është njeriu që ka ndërhyrë për ti dhënë si shpërblim një oliagarku rus fusha të mëdha me koncesione në Shqipëri?
Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’. Sot isha për një vizitë zyrtare në SHBA. Kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri. Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepet fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën."