Nuk do ta besoni! Ja çfarë ka punuar Andi Shkoza përpara se të bëhej këngëtar
Andi Shkozën e njohim si këngëtar, madje eshtë pjesë e tregut muzikor prej shumë vitesh dhe ende vazhdon të korr sukses. Ndonëse publiku di shumë për karrierën e tij, jetën private Andi e mban hermetike.
I ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', Andi u pyet nga moderatorja Ester Bylyku se çfarë ka punuar përpara se të bëhej i njohur.
Këngëtari u përgjigj: 'Unë kam mbaruar shkollën për motorrist xhenerik. Kam punuar gati një vit në një servis në Selitë. Mua më pëlqente puna që bëja. Më pas fillova të merresha me muzikë.'
Ndër të tjera në këtë intervistë Andi Shkoza ka rrëfyer cila nga këngët e tij hite është dedikim për ish-të dashurën, madhe dhe si reagoi gruaja e tij kur një fanse e çmendur i hidhte trendafila në skenë.
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni videon e mëposhtme.