Publikohet dëshmia e oficeres, detaje nga jeta e shfrenuar me 4 partnerë policë: Isha në prag divorci dhe e dëshpëruar

Policja Maegan Hall që ishte në qendër të skandalit javë më parë në Tenesi ka dhënë një rrëfim të detajuar mbi marrëdhëniet e saj me kolegët e saj në transkriptet e intervistave të marra ekskluzivisht nga DailyMail.

Rrëfimi prej 61 faqesh i Hall tregon gjithçka, nga lojërat e "strip Uno" deri te fotot dhe takimet e saj me kolegët policë.

Hetimi i brendshëm që çoi në shkarkimin e Hall dhe katër oficerëve të tjerë nga departamenti i policisë në La Vergne, Tennessee, 20 milje në juglindje të Nashville, erdhi si pasojë e xhelozisë që kishin për njëri-tjetrin të dashurit e saj policë.

Ndonëse kur u mor në pyetje në fillim Hall mohoi gjithçka, në dy të tjerat në vijim ajo pranoi të gjitha kontaktet seksuale që kishte me kolegët brenda dhe jashtë ambienteve të Drejtorisë së Policisë, duke pranuar se kriza në martesë e bëri të “dëshpëruar” për seks të rastësishëm.

Në deshminë e polices së martuar shpaloset jeta e saj aktive seksuale, e cila përfshinte lojëra tavoline të shoqëruara me striptizëm, foto erotike dhe përpjekje për të ndërruar partnerë. Veç kësaj, disa prova në këto dëshmi tregojnë se ajo që ndezi hetimin e brendshëm që rezultoi me shkarkimin e pesë policëve të La Verne mund të ketë qenë ...xhelozia e një prej të dashururve të vajzës.

Në "dëshminë" e saj të parë, Hall pranoi vetëm se kishte bërë seks me oficerin e policisë Larry Holladay, i cili u pezullua për një kohë por e mbajti detyrën për bashkëpunim me hetimin. I pyetur nga oficeri Andreë Patton, oficeri i burimeve njerëzore në La Verne AT, në lidhje me thashethemet se ajo kishte një lidhje me Superintendentin Louis Poëell por 26-vjeçari mohoi se kishte ndonjë gjë mes tyre.

Megjithatë, në bisedën e dytë dhe të tretë me Patton, pasi kuptoi se sa prova kishin hetuesit në duart e tyre, Hall pranoi gjithçka, madje u përpoq të shpjegonte arsyet e "tradhëtisë".

Sa i përket Powell, ajo pranoi se kishin muaj që kishin një lidhje dhe se i kishte ofruar seks oral në detyrë. 

“Unë dhe bashkëshorti im ishim në prag të divorcit, isha në një gjendje të keqe shpirtërore dhe situata doli jashtë kontrollit”, tha Hall.

Hall i tha Pattonit se Powell kërcënoi të vriste veten kur ajo u përpoq t'i jepte fund marrëdhënies së tyre të paligjshme. 

“Ti më tradhëtove, mendova se kujdeseshe për mua, se isha vetëm unë në jetën tënde por më lëndove shumë” , dyshohet se i ka shkruar në një mesazh që i ka dërguar.

Me sa duket, gardiani zbuloi në një moment "kontaktet e ngushta" që e dashure e tij kishte me kolegë të ndryshëm të tyre .

Oficerja e policisë 26-vjeçare iu referua në dëshminë e saj marrëdhënies seksuale që kishte me kolegun e saj, Patrick Malioko, në një varkë.

 Ajo gjithashtu përshkroi se si, në një rast të veçantë, u përpoq të joshte burrin e saj në një "shkëmbim partneri" me Malioko dhe gruan e tij Amy, të cilët ishin veçanërisht të hapur ndaj idesë, por ai refuzoi.

 “Të gjithë filluam të putheshim në divan, por ai tha jo. Ne kemi bërë treshe më parë dhe nuk e prisja që të ishte problem”.

Publikohet dëshmia e oficeres, detaje nga jeta e shfrenuar me 4

Është mbresëlënës fakti që Hall ishte përpjekur sërish të bindte bashkëshortin e saj, Jedidiah , të tundohej me një koleg të saj, Ty McGowan, dhe gruan e tij, por sërish dështoi.

“Jed u kthye në shtëpi dhe ne filluam të pinim. Ty donte të provonte dhe të bënte Jed të bënte diçka me ne. Ne luajtëm strip-Uno dhe më pas B. doli në oborr me Jed, dhe Ty dhe unë u puthëm për pak, kaq ishte”, tha ai për ngjarjen. 

McGoëan ishte një tjetër nga të dashuruarit e Hall-it që u përpoqën të mbulonin të vërtetën gjatë hetimit të brendshëm dhe kështu humbën punën.

Hall shprehu pendim për sjelljen e saj të keqe siç raportohet nga Departamenti i Policisë La Verne: “ Po sillesha budallaqe, e dëshpëruar. Burrat janë burra dhe të gatshëm për të bërë seks me çdo grua”.

Publikohet dëshmia e oficeres, detaje nga jeta e shfrenuar me 4