Eksperti i IT-së: Kiara merr klikime për shkak të Luizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2023, 10:04
Në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora u diskutua gjerësisht për fenomenin Big brother Vip.
Eksperti i IT-së,Tomi Kallanxhi tha se në këtë sezon këngëtari Luiz Ejlli është banori më i komentuar dhe më i klikuar nga jashtë, duke ia kaluar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke shënuar rekordin me mbi 1 miliardë klikime në muajin e parë të këtij spektakli.
Dhe deri në përfundim, ai tha se këngëtari shkodran ka shumë gjasë të arrijë në 4 miliardë klikime, duke u shndërruar në shqiptarin më të ndjekur.
Në bisedë eksperti tjetër i IT-së, Said Duleviç theksoi se pas Luizit vinin Olta Gixhari dhe Kiara Tito.
“Kiara merr klikime për shkak të Luizit”, u shpreh Said Duleviç.
Shqipëria vend i parë në Ballkan për përdorimin e internetit.

