Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e PD për shfuqizimin e Bordit të çmimeve të ushqimeve

Ka nisur shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese për Bordin e Transparencës së çmimeve të ushqimeve.

Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu ka deklaruar se qeveria duhet të analizonte rrethanat për të përcaktuar bordin, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.

"Duhet që qeveria të kryente një analizë të rrethanave për të përcaktuar bordin.

Nuk del që Këshilli i Ministrave të ketë kryer një analizë të rrethanave.

Ka një formulim të përgjithshëm pa asnjë fakt që ka rezultuar në nxjerrjen e këtyre akteve normative.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një kufizim të lirisë së tregut, që vendos vetë çmimet. Interesi publik duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Po qeveria mund të kishte dhe mekanizma të tjerë. Interes publik për mbrojtjen e qytetarëve. Ka një rritje te jashtzakonshme të çmimeve. Nëse qëllimi i bordit, ishte mbrojtja, qartazi ky qëllim ka dështuar, sepse çmimet janë rritur," tha ai.