Ku ishin prindërit? Djali 5 vjeç vjedh makinën dhe përplaset me murin, plagoset rëndë!

Të hënën, një djalë pesëvjeçar vodhi një makinë në Penig dhe hipi në timon.

Vështirë të besohet, por ai mundi ta drejtonte atë dhe të shkaktonte një aksident të rëndë.

Siç raporton policia, i vogli kishte marrë pa u vënë re çelësat e makinës së një të afërmi në mesditë.

Ai doli nga dera dhe hipi në makinë.

“Djali e nisi automjetin përpara ndërtesës së banimit dhe eci përgjatë rrugës Meischner në drejtim të rrugës Franz-Schubert”, tha një zëdhënëse e policisë.

“Në kryqëzim ai ka marrë njërën nga rrugët dhe është përplasur me një mur pronësie”.

Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë fëmija. U desh të dërgohej në spital.

Dëmtimi i mjetit dhe murit ka qenë rreth 7100 euro.

Policia tani po heton se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

"Do të kontrollohet nëse ka pasur shkelje të detyrës së mbikëqyrjes", thuhet.