Stoltenberg në Korenë e Jugut, forconi partneritetin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2023, 15:28
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Korenë e Jugut tha se ishte "i nderuar të bënte homazhe në varrezat kombëtare në Seul".
“Historia e NATO-s ka qenë prej kohësh e lidhur me Republikën e Koresë. Sot siguria jonë është më e ndërlidhur se kurrë", shtoi ai.
"Mezi pres të diskutojmë se si të forcojmë partneritetin tonë për të promovuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.” u shpreh Stoltenberg.
