Fansja 'e mbuloi' me trëndafila në sy të gruas, ja si reagoi bashkëshortja e Andi Shkozës
I ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku, këngëtari i mirënjohur Andi Shkoza zbuloi disa të pathëna nga jeta e tij.
Pasi rrëfeu se gabimi më i madh që i kishte falur bashkëshortja, ishin disa mesazhe që kishin ardhur në telefonin e tij, së fundi, ai tregoi edhe një moment të sikletshëm me një fanse gjatë koncertit.
Andi tha se gjatë një koncerti për 8 Mars, në sallën ku këndonte ai ka qenë e ftuar edhe bashkëshortja e tij, por një fanse e çmendur bleu shumë trëndafila dhe nisi t`ja hidhte Andit në skenë.
Si mund të reagonte gruaja e tij në ato momente?
Andi u shpreh: Vetëm më pa, por nuk i tha asgjë asaj vajzës. Mua ma shprehu, por nuk e bëri të madhe.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni videon e mëposhtme.

