Gatimi, pasion apo detyrë? Blerina Gica: Gatimi është një kënaqësi nga i cili merr dhe dashuri
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 27 Janar 2023, 09:40
Në mentalitetin shqiptar gruaja është ajo që i takojnë punët e shtëpisë, e kur vjen fjala tek gatimi është detyra kryesore e saj.
Por kur gatimi është pasion për të?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dha Blerina Gica në profesion ekonomiste, e cila ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” me moderatoren Katerina Hysenllari ku rrëfeu rëndësinë e të gatuarit me shije në familje.
“Pasioni për gatimin është diccka që ka lindur tek unë shumë herët, dhe natyrisht që është dhe detyrim sa i përket raportit me familjen dhe bashkëshortin. Patjetër që gatimi është dhe kënaqësi, nga e cila merr dhe dashuri.
Të ushqehesh mirë nuk është vetëm një kërkesë, por është një gjë e mirë edhe për shëndetin fizik dhe mendor”, u shpreh Blerina Gica.
