"Shkaktari më i shpeshtë pluhri i shtëpive", mjekja tregon si të shpëtoni nga alergjitë

Alketa Ibranji, alergologe në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth alergjive që mund të prekin si fëmjët dhe të rriturit.

Mjekja thotë se "Shkaktari më i shpesht i alergjive janë pluhrat e shtëpisë".

Alketa Ibranji: Shkaktari më i shpesht i alergjive janë pluhrat e shtëpisë. Impak të madh në cilësin ë ejetës ka asma bronkiale. Në periudhën e dimrit presim një acarim apo agravim të pacientëve asmatik. Është sëmundje kronike, në momentin që diagnostikohesh të shoqeron gjithë jetën.

"Ajo që mund të bëjmë është diagnostikimi, trajtimi dhe imunoterapia specifike, vaksina e alergjisë", thotë ajo.

Alketa Ibranji: Vaksina e alergjisë është një terapi që nuk ka të bëjë me vaksinat e tjera të detyrueshme, është një edukator i sistemit imunitar që të mos reagojë organizmi ndaj një alergjie të caktuar.  Është një terapi e persoanalizuar. Kush është alergjik ga pluhuri i shtëpisë i gjendet vaksina kush është nga vaji i ullirit i gjendet për të. Kur fillohet si terapi duhet të jenë jo më pak se 3 vjet.

Mjekja dha dhe një mesazh për nënëat:

Nëse keni fëmijë që i kap gripi disa herë në vit, që ju kullon hunda, që bëjnë disa herë bronkiolit të përsëritur duhet ti bëjë të mëndojnë se është koha për te alergologu. Një veçi që kanëq fëmijët është dhe dermatiti atopik or konsulta përcakton se si duhet  vepruar.

Sa u përket të rriturve ajo thotë: 

Kruarja e fytit, rrjedhja e hundëve janë simptoma. Kur vjen dimri dhe ti e di që çdo dimër hunda jote është e bllokuar duhet të shkosh te alergologu. Çdo stimul, pluhrat e shtëpisë, të rrugës, parumet e rënda janë faktorë që rëndojnë pacientët alergjik dhe asmatik. Në meomentin që vjen sezoni i virozave duhet të vaksinohen.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.