"Himni rol në edukim" Zef Çoba tregon historinë e veçantë të emigrantes që jetonte në Itali
Së fundmi është ndërmarrë nisma nga qeveria që himni kombëtar të këndohet një herë në javë në shkolla.
Zef Çoba, kompozitor, mjeshtër kori në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tha se himni ka një rol të madh në edukim. Madje ai tregoi dhe historinë e një vajze shqiptare e cila jetone dhe studionte në Itali e që kur e pyeti mësuesi se "Cili është atdheu ynë?" ajo u përgjigj "Shqipëria".
Zef Çoba: Një mësues në Itali i pyeti nxësësit kush është atdheu ynë? Shqiptarja thotë 'Shqipëria'. Dhe ajo jetonte në Itali kështu që mësuesi u detyrua të thoshte Europa. Himni është një prej hallkave që luan rol në edukim. Na ndodh që të mëdhenjtë ankohen për brezin e ri por duhet një marrëdhënie më miqësore për të pranuar defektin. Duhet të vendosim në vend gjithçka që nuk është në cakun e duhur.
