"Ajo më mbushte me dashuri", Andi Shkoza zbulon cilin nga hitet e tij më të mëdha ia dedikoi ish të dashurës
Pas një pauze të gjatë nga intervistat, kengëtari i mirënjohur Andi Shkoza ka vendosur që vitin 2023, ta nis në një bisede përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'.
Gjatë bisedës Andi ka rrëfyer anë të pazbuluara mëparë të jetës se tij. Ndër të tjera ai tha se kënga e tij hit 'Rudina', është dedikim i një shokut të Andit për ish të dashurën e tij.
Pavarësisht se ata sot janë ndarë, Rudina ende sot e kësaj dite nuk e di që ajo kënge është bërë për të.
Por cila nga këngët e Andit është dedikim për ndonjë dashuri të tij të vjetër?
Pas këmbënguljes së Esterit, Andi tha: 'Kënga 'Çapkëne', është dëdikim personal për një vajzë që kam dashur dikur.'
Ndërsa pyetjes nëse bashkëshortes së tij aktuale i ka dedikuar ndonjë këngë, Andi Shkoza u përgjigj me humor: 'Jo, sepse kur jam njohur me gruan time, nuk bëja me këngë me emra (qesh).'
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni videon e mëposhtme.

