"Moda me kokë poshtë", shfaqje e çuditshme me veshje që sfidojnë gravitetin në Paris

Java e modës në Paris ka nisur në një formë të pazakontë. Stilistët e markës “Viktor & Rolf” e kthyen modën me kokë poshtë, me veshje që sfidojnë gravitetin.

Kjo javë ka shënuar një sërë shfaqjesh të çuditshme në industrinë e modës, me pamje sa surrealiste aq edhe luksoze që tëhoqen vëmendje globale, duke përfshirë këtu edhe veshjen unike të Doja Cat, në fillim të javës, që ndezi internetin. Por, në javën e modës në Paris marka “Viktor & Rolf” e ktheu modën me kokë poshtë.

Në shfaqjen Pranverë-Verë 2023, modelet ecën në pistë me fustane princeshash prej tyli dhe me pala që ktheheshin në çdo drejtim.

Ndërsa disa nga fustanet ishin të veshura horizontalisht ose në një diagonale, duke zbuluar të brendshmet korse në tone neutrale, një modele ecte me një fustan tërësisht të përmbysur, me këmbët që  i dilnin nga dekolteja. Një tjetër ecte pranë fustanit të saj, ngjitur në ije.

Shfaqja e çuditshme ishte një vepër ndërtimi, me çdo veshje që sfidonte gravitetin. Imazhet u përhapën shpejt në rrjetet sociale dhe komentuesit e quajtën atë "absurde".

"Shfaqjet e modës janë menduar të jenë argëtuese dhe me veshje krejtësisht joreale për t'u blerë për përdorim të përditshëm, ndaj “Viktor & Rolf” absolutisht e arriti këtë," shkruanin komentet në Twitter.

Marka e modës avangarde “Viktor & Rolf”, e drejtuar nga Viktor Horsting dhe Rolf Snoeren, është e njohur për shfaqjet lozonjare, inovative që paraqesin silueta të ekzagjeruara.

Në shfaqjen Pranverë-Verë 2023, të pranishmit në rreshtin e parë përfshinin aktoren Lisa Rinna dhe modelen Coco Rocha, si dhe Doja Cat, e cila vazhdoi me stilin e saj absurdt me një kostum ngjyrë kafe me shirita nga marka luksoze.