Kompania Meta: Donald Trump do të ripranohet në Facebook dhe Instagram

Donald Trump do të ripranohet në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme.

Meta e bën të ditur me një shënim, ku sqaron se pas dy vitesh pauze do t'i japë fund pezullimit të llogarive të ish-presidentit.

“Publiku duhet të jetë në gjendje të dëgjojë atë që thonë politikanët, në mënyrë që ata të mund të bëjnë zgjedhje të informuara”, thuhet në të.

Profilet e Trumpit u bllokuan pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021.

“Ne besojmë se rreziqet që lidhen me sigurinë publike janë zhdukur”, shpjegoi presidenti i Metës për çështjet globale, Nick Clegg.

Ndalimi është diçka që nuk duhet t'i kishte ndodhur kurrë një presidenti në detyrë, ishte reagimi i Trump në Truth ndaj njoftimit të Facebook.

Llogaritë e manjatit do të rikthehen në javët e ardhshme dhe Trump, por në dritën e shkeljeve të tij, do ta gjejë veten duke u përballur me dënime më të mëdha në rast të shkeljeve të përsëritura.

Nëse ai poston ndonjë përmbajtje të mëtejshme që shkel rregullat, ajo do të hiqet dhe ai do të pezullohet nga një muaj deri në dy vjet, në varësi të ashpërsisë së shkeljes, vuri në dukje Clegg.