Gruaja kthehet pas pushimeve dhe shokohet, ketri i kishte mbushur makinën me arra

Një ngjarje sa e pazakontë po aq dhe e pabesueshme i ka ndodhur një gruaje në SHBA pasi u kthye nga pushimet.

Gruaja u kthye nga një pushim njëjavor për të gjetur motorin e saj të mbushur me 558 arra. Dhe, po, ajo i numëroi.

Ne e dimë se ketrat mund të jenë kafshë punëtore kur bëhet fjalë për mbledhjen e furnizimeve të tyre dimërore.

Ata përdorin zgavrat e automjeteve për të ruajtur frutat e thata dhe rezervat për dimër.

Një gjë e tillë jo pak herë ka shkaktuar dhe dëme në automjet.

Kathleen LaForce u largua me makinë për një javë, duke e lënë Subaru Forester-in e saj të parkuar jashtë.

Por kur ajo u kthye dhe ndezi makinën kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Kur ajo ngriti kapakun, zbuloi se pjesa e motorit ishte e mbushur plot me arra të zeza. Ajo bëri një foto dhe e postoi në faqen e Facebook-ut Wild Green Memes for Ecological Friends, dhe postimi i saj u bë shpejt viral.

Kathleen nuk thotë se sa kohë iu desh për të pastruar rrëmujën, por numëroi çdo arrë, duke zbuluar se ishin plot 558 arra brenda makinës.

Gruaja kthehet pas pushimeve dhe shokohet, ketri i kishte mbushur makinën