Nëna mbyt dy fëmijët e saj dhe tenton të vrasë veten, i treti vetëm 8 muajsh shpëton

Një nënë nga Massachusetts akuzohet se ka mbytur dy fëmijët e saj të vegjël dhe ka tentuar të vrasë fëmijën e saj të tretë përpara se të tentojë të vrasë veten duke u hedhur nga dritarja. 

Lindsay Clancy 32 vjece, nga Plymouth, po përballet me dy akuza për vrasje dhe tre akuza për mbytje për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Clancy po shërohet në një spital të Bostonit, por është në paraburgim nga policia.

Policia u thirr në shtëpinë e familjes nga bashkëshorti i gruas.

"Oficerët gjetën në shtëpi tre fëmijë nën moshën pesë vjeç pa ndjenja, me shenja të dukshme të lëndimeve të rënda”, tha kreu i hetimeve.

Cora, 5 vjeç dhe Dawson, 3 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital, ku u shpallën të vdekur.

Djali 7 muajsh është ende duke luftuar për jetën, thonë autoritetet. Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve në Boston dhe mbetet i shtruar në spital.

"Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme, e pakuptimtë dhe hetimi është në vazhdim, " tha policia.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe kishte qenë me leje nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, ku ajo punonte si infermiere.

Familjarët e familjes thanë se janë në gjendje shoku pasi asgjë nuk e paralajmëronte të keqen.

“Është zemërthyese. Ata ishin thjesht fëmijë të bukur, të bukur. Të kujdesur mirë - ato ishin thjesht të bukura, kaq. Ata patën një jetë të bukur ”, tha tezja e tyre.

Nëna mbyt dy fëmijët e saj dhe tenton të vrasë veten, i Nëna mbyt dy fëmijët e saj dhe tenton të vrasë veten, i