E pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku i çafkës

E pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku i

Një fotograf kapi momentin e pabesueshëm kur një ngjalë po përpiqej t'ia mbathte nga stomaku i një çafke.

Skena e mrekullueshme është marrë në kamera nga Sam Davis, 58 vjeç, nga Maryland në Shtetet e Bashkuara. Fotografitë e tij tregojnë ngjalën duke dalë nga stomaku i çafkës së madhe blu që e gëlltiti atë.

Ngjala e gjarprit ka dhëmbë të fortë për të gërmuar në rërën e butë në dyshemenë e oqeanit, ku kalon pjesën më të madhe të kohës.

Në vend të kësaj, ajo vendosi të përdorte këtë 'armë' për të dalë nga zorrët e shpendit. Fatkeqësisht, në bazë të fotove duket se ngjala e gjarprit nuk ka mbijetuar dhe nuk ka përfunduar arratisjen e saj.

Davis deklaroi se ai shkoi në rezervatin e kafshëve të egra për të fotografuar dhelprat, shqiponjat dhe "çdo gjë tjetër që mund të jetë interesante".

Vuri re dy shqiponja dhe një dhelpër që ndiqnin çafkën përreth. E pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku iE pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku i E pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku i 

E pabesueshme, ngjala përpiqet të arratiset nga stomaku i