Armët dhe kanabisi në Shijak, zbulohet vendodhja e Selman Krasniqit, të vëllait i shtohet dhe një akuzë

Zbulohet vendqëndrimi i Selman Krasniqit dhe shtohet edhe një akuzë e re ndaj vëllait të arrestuar Fredit.

Sipas të dhënave, policia ka verifikuar në sistemin TIM-s dhe ka rezultuar se Selman Krasniqi ndodhet në Itali.

Akuza më e re ndaj Fredit është ajo e organizimit të lotarive të palejuara, pasi në telefonat  celular të sekuestruar u zbuluan se ishin organizuar prej tij edhe lotari të paligjshme sportive.

Ndërkohë në hetim janë përfshirë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi dyshohet të kenë mbuluar ndërhyrjen në rrjetin elektrik në një kabinë elektrike pranë banesës.

Fred Krasniqi nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetimin duke i marrë përsipër vetë rreth 5 akuza që jane ngritur kundrejt tij.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.