Zbulohet djali-mumje 2300-vjeçar prej "floriri", kishte në çdo pjesë të trupit sende të çmuara
Shkencëtarët kanë zbuluar një adoleshent 2300-vjeçar që u varros me 49 amuleta të çmuara.
Studiuesit nga Universiteti i Kajros përdorën skanime CT për të 'zbërthyer dixhitalisht' një mumje që ishte zbuluar më shumë se 100 vjet më parë në një varrezë në Nag el-Hassay në Egjiptin jugor.
Këto përfshinin një amuletë me dy gishta pranë penisit, një skarab me zemër të artë të vendosur brenda zgavrës së kraharorit dhe një gjuhë të artë brenda gojës.
Ai ishte gjithashtu i veshur me sandale dhe i mbështjellë me kurora.
Mumja “Golden boy” ishte vendosur brenda dy arkivole – një arkivol të jashtëm me mbishkrim grek dhe një sarkofag të brendshëm prej druri.

Përveç zemrës, organet e brendshme i ishin hequr përmes një prerjeje, ndërsa truri i ishte hequr përmes hundës ishte zëvendësuar me rrëshirë.
Skanimet CT treguan se djali ishte 128 cm i gjatë, midis 14 dhe 15 vjeç, kishte dhëmbë të mirë dhe nuk kishte asnjë shkak të njohur të vdekjes.
Amuletat përfaqësojnë një gamë të gjerë besimesh egjiptiane.
Për shembull, një fletë gjuhe e artë vendosej brenda gojës për të siguruar që djali mund të fliste në jetën e përtejme, ndërsa një amuletë me kënd të drejtë kishte për qëllim të sillte ekuilibrin.
