Andrew Tate mburrej që 'i theu nofullën një gruaje' dhe me biznesin e tij të vajzave në internet
Andrew Tate njëherë u mburr për mënyrën sesi ai 'theu nofullën e një gruaje' dhe pranoi se biznesi i tij i kamerave në internet është 'i gjithi një mashtrim'.
Shtetasi kontrovers britaniko-amerikan, i cili ka 4.7 milionë ndjekës në Twitter, u arrestua më 29 dhjetor në Rumani me akuzën se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit. Vëllai i tij Tristan dhe dy gra rumune u arrestuan gjithashtu.
Më 10 janar, një gjykatë la në fuqi vendimin e një gjyqtari më 30 dhjetor për të zgjatur arrestimin e tyre nga 24 orë në 30 ditë. Vëllezërit kanë mohuar të gjitha akuzat ndaj tyre.
Në vitin 2021, Tate u shfaq në një episod të The Pomp Podcast ku ai pretendoi se përfundoi në gjykatë pasi u akuzua për shkaktimin e dëmtimit trupor, por doli shumë shpejt nga burgu. Megjithatë, detajet e rastit të pretenduar janë ende të paverifikuara.
Qershorin e kaluar, në një intervistë me Mirror, Tate dhe vëllai i tij pranuan se biznesi i tyre i kamerave në internet është një 'mashtrim total', por autoritetet nuk janë në gjendje t'i ndalojnë ata.
Vëllai i tij tha se ata drejtojnë një studio ku 75 modele të kamerave të internetit marrin telefonata nga fansat duke paguar 4 dollarë në minutë.
“Katër dollarë në minutë për të mbajtur shoqërinë e saj ishte një marrëveshje e mirë, megjithatë ajo fitoi para të vërteta sepse burrat ranë në dashuri me të dhe e besuan historinë e saj të rreme dhe dhanë mijëra bakshish për të mbajtur vëmendjen e saj dhe për të ndaluar burrat e tjerë ta shihnin atë.” – tha Tate.
Ai pranoi: “Është një mashtrim total. Modelja thjesht ka në dorë një tastierë që as nuk është e kyçur në prizë dhe për të shkuan dikush tjetër.”
