"Dokumentet e klasifikuara", Biden pa keqardhje: Nuk ka asgjë aty, çështja do të zgjidhet
Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar përpara gazeatarëve në lidhje me dokumentat e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe zyrën e tij. Ai është shprehur se nuk ndjen keqardhje për mënyrën e trajtimit të dokumentave të klasifikuara teksa është duke ndjekur atë se çfarë thonë avokatët duke bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çështje me shpejtësi
Pas gjetjes së dokumentave të klasifikuara në shtëpinë dhe ish- zyrën e Presidnetit Joe Biden, ky i fundit u shpreh se beson se cështja do të zgjidhet duke deklaruar se nuk ka asgjë aty. Biden tha të enjten përpara mediave se “nuk ka keqardhje” për mënyrën e trajtimit të dokumentave të klasifikuara.
Presidenti u shpreh se po vepron siç i kanë thënë avokatët duke bashkëpunuar plotësisht për zgjidhjen e kësaj çështje me shpejtësi.
Sipas Biden, dokumentat iu dorëzuan menjëherë Arkivit Kombëtar pasi u gjetën.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland javën e kaluar emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar çështjen pasi dokumentat e klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Presidentit Biden në Wilmington, Delaware, dhe në një zyrë në Uashington, DC, që ai e përdorte përpara se të bëhej president.
Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht në mbrojtje që nga njoftimet fillestare më 9 janar se ishin zbuluar dokumentat.
Ekipi ligjor i Presidentit Biden pranoi javën e kaluar se kishte gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Delaware, përfshirë disa dokumenta në garazhin e tij, nga koha kur ai ishte nënpresident në administratën e ish-Presidentit Obama.
Ndihmësit gjetën më parë një grup tjetër dokumentash të klasifikuara në rezidencën e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington me të cilin ai kishte lidhje.
Presidenti Biden u pyet për këtë çështje gjatë inspektimit të dëmeve nga stuhitë që shpërthyen në pjesën më të madhe të Kalifornisë.