Rrëzimi i helikopterit në Kiev, 24 të plagosurit po trajtohen në spital, 10 prej tyre janë…
Të plagosurit nga rrëzimi i helikopterit në periferi t Kievit në Ukrainë, janë duke marrë ndihmë mjekësore.
Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Liashko ka deklaruar se 15 persona janë duke u trajtuar ë spital, nga ku mbetën të vdekur 14.
Fillimisht u shtruan 24 persona, por disa janë liruar për të shkuar në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes, ka thënë Liashko.
10 nga 15 personat ende të shtruar në spital janë pranuar në Qendrën Mjekësore të Djegieve në Kiev, duke përfshirë gjashtë të rritur dhe katër fëmijë, shtoi ministri i shëndetësisë.
“Mjekët po punojnë për stabilizimin e tyre. Ne po bashkëpunojmë edhe me prindërit për të ndihmuar me të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i dërguar fëmijët në klinikat evropiane për trajtim të mëtejshëm pasi pacientët e rëndë do të stabilizohen. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në gjendje të ofrojmë trajtimin e nevojshëm, thjesht do të thotë se spitalet tona duhet të kenë gjithmonë disponueshmëri për ata që vuajtën gjatë luftës”, ka thënë Liashko.
Përplasja, e cila ndodhi pranë një kopshti fëmijësh në rajonin e Kievit, vrau ekipin drejtues të ministrisë së brendshme të Ukrainës, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Denis Monastyrsky.
Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës kanë nisur një hetim për aksidentin.

