Gjermania e pavarur nga gazi rus, ministri: Kemi gjetur burime të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 20:43
Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimin e saj me energji, ka thënë ministri i financave të vendit për BBC.
Christian Lindner tha se Gjermania kishte diversifikuar plotësisht infrastrukturën e saj energjetike që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Pas pushtimit, Rusia mbylli rubinetat e gazit për në Evropë, duke çuar në frikën e ndërprerjeve të energjisë këtë dimër, por sipas Lindner Gjermania ka gjetur burime të tjera energjie.
“Po, sigurisht që Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, tha ai.
Gjermania importonte më parë rreth gjysmën e gazit të saj nga Rusia.
