“Spare” rekord shitjesh, mes 10 librave jo-fiction më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar
Libri që përmbledh kujtimet e Princit Harry është Libri jo-fiction më I shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Është i vetmi libër jo-fiction në dhjetë më të shiturit e të gjitha kohërave që kur kompania që mbledh shifrat zyratre filloi të regjistronte të dhëna që nga viti 1998.
Libri “Spare” ose “Rezervë” që përmbledh kujtimet e Princit Harry është libri jo-fiction më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1998. Vetëm në javën e parë janë shitur 467,183 kopje, sipas shifrave zyrtare nga “Nielsen BookData”. Libri, i cili u shkrua me shkrimtarin e famshëm JR Moehringer, doli në shitje më 10 janar.
Shumica e detajeve në libër u zbuluan pasi disa kopje dolën në shitje në Spanjë përpara datës zyrtare të botimit.
Por, kjo nuk duket se i ka dëmtuar shitjet e “Spare”. Librat e vetëm që kanë pasur shitje më të larta në javën e parë që janë katër romane të Harry Potter dhe "Simboli i humbur" i Dan Broën.
Princi Harry përshkruan jetën e tij si anëtar i familjes mbretërore përpara se të tërhiqej nga detyrat zyrtare në vitin 2020.
Ai jep detaje nga prapaskenat e konfliktit që pati me vëllain e tij, Princin William, trashëgimtarin e fronit. Libri u publikua pas njw publiciteti tw madh, duke marrë një mbulim të gjerë mediatik në mbarë botën.
“Wall Street Journal “më parë raportoi se libri shiti 1.4 milionë kopje në ditën e parë - duke përfshirë porositë paraprake - në të gjithë SHBA, Britani dhe Kanada. Është i vetmi libër jo-fiction në 10 më të shiturit e të gjitha kohërave që kur Nielsen filloi të mblidhte të dhëna që nga viti 1998.