Krizë edhe në Microsoft, njoftohet se do të pushojë nga puna rreth 5% punëtorëve

Microsoft ka njoftuar se do të pushojë nga mesi i verës 10,000 punëtorë, pasi gjiganti i teknologjisë kërkon të ulë kostot përballë pasigurisë ekonomike në rritje.

Gjiganti i teknologjisë me bazë në Redmond, Wash, i cili punëson 221,000 njerëz në mbarë botën, tha se do të largojë një pjesë të fuqisë së tij punëtore në të njëjtën ditë kur Amazon filloi të shkurtojë 18,000 vende pune.

Amazon fillimisht njoftoi planet për të shkurtuar 10,000 vende pune – me CEO Andy Jassy që paralajmëroi punonjësit se më shumë pushime nga puna ishin planifikuar për Vitin e Ri.

Microsoft tha se klima jomikpritëse ekonomike e dëmtuar nga shpenzimet e reduktuara të klientëve e detyroi kompaninë të riorganizonte prioritetet e saj.

“Kjo përfaqëson më pak se 5 për qind të bazës sonë totale të punonjësve, me disa njoftime pushimesh që ndodhin sot,” u tha punonjësve të tij të mërkurën CEO i Microsoft, Satya Nadella.

Nadella tha se Microsoft do të vazhdojë të investojë në fusha strategjike për të ardhmen, ndërsa do ketë veprimtari edhe në fusha të tjera.