Dalin pamjet pak pas aksidentit tragjik ku humbi jetën ministri ukrainas dhe dy zyrtarët, 18 viktima

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrskyy, zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit i ministrisë kanë vdekur, janë tre nga 18 viktimat pas rrëzimit të një helikopteri pranë një kopështi fëmijësh, ka konfirmuar një zyrtar ukrainas që këshillon ministrinë.

Në një postim në Twitter, Anton Gerashchenko tha: “Kolegët e mi, miqtë e mi. Çfarë humbje tragjike.

“Ngushëllimet më të thella për familjet e tyre”.

Pamjet pak pas aksidentit tragjik tregojnë se helikopteri kishte shpërthyer në flakë e zona ishte e mbuluar nga tymi.

Dalin pamjet pak pas aksidentit tragjik ku humbi jetën ministri ukrainas