Von der Leyen:Ndihma për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme
"Unë mund t'ju siguroj se Evropa do të jetë gjithmonë me ju" dhe për sa i përket ndihmës ekonomike "ne do të jemi atje, për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalimin e saj në Forumin e Davosit, duke iu referuar këstit të parë të ndihmës së re prej tre miliardë eurosh, pjesë e një pakete prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023.
“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri ndaj këtyre krimeve”, theksoi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në Davos duke iu referuar agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës.
"As sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj civilëve, apo spektri i një dimri brutal, nuk e kanë bërë vendosmërinë tuaj të lëkundet," tha von der Leyen duke iu drejtuar ukrainasve.
"Në vitin e fundit, vendi juaj ka lëvizur botën dhe ka frymëzuar të gjithë Evropën", vendet e së cilës sot "po i ofrojnë Ukrainës armatim gjithnjë e më themelor" dhe po presin "rreth katër milionë ukrainas në qytetet tona, në kauzat tona dhe në shkollat tona".
