"Grabitje dhe plagosje"/ 45-vjeçari shqiptar me rrezikshmëri të lartë pritet të dëbohet nga Italia

Gjykata e Milanos në Itali ka vendosur dëbimin e një 46-vjeçari shqiptar si person me rrezikshmëri të lartë pasi akuzohet për kryerjen e disa krimeve të rënda, si tentativë vrasje, falsifikim dokumentesh, grabitje dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Sipas mediave italiane, 45-vjeçari ka shkuar ilegalisht në Itali në vitin 2006 dhe ishte përgjegjës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe falsifikimin e dokumenteve, ku u dënua me 4 vjet burg.

Në vitin 2008 ai u dënua me 8 vjet burg, pasi ka goditur me thikë ish-partneren e tij për shkaqe xhelozie.

Pas përfundimit të vuajtjes së dënimit në vitin 2016 u shpall njeri i rrezikshëm nga Gjykata e Milanos, duke pasur frikë për kryerjen e krimeve të tjera në vijimësi.

Po ashtu në vitin 2019 ai është dënuar për shkak se akuzohet për kanosje, plagosje, grabitje dhe rrëmbimi.