Protestuan kundër regjimit, ekzekutohen dy persona në Iran, gjashtë të tjerë në pritje të vendimit

Irani vazhdon të praktikojë ligjin me vdekje, këtë herë duke ekzekutuar dy burra të cilët janë dënuar për vrasjen e një anëtari të forcave ushtarake gjatë protestave.

Vrasjet e fundit dyfishojnë numrin e ekzekutuar deri më tani në lidhje me protestat mbarëkombëtare.

Agjencia gjyqësore e lajmeve në Iran ka deklaruar sitën e sotme se: “Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mijëra njerëz në valën e demonstratave që filluan me vdekjen në shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes për gratë.

Që nga fillimi i lëvizjes së protestës, gjykatat kanë dënuar me vdekje 14 persona në lidhje me demonstratat, sipas informacionit zyrtar.

Mes tyre, katër janë ekzekutuar, dy të tjerëve u është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa gjashtë janë në pritje të gjykimeve të reja dhe dy të tjerë mund të apelojnë.